TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2025, 08:14

Sulmi rus ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave, kryeministrja ukrainase: Bota të sanksionojë Moskën!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi rus ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave,
Ndërtesa e sulmuar

Rusia nisi një sulm me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur qindra dronë. Mediat vendase raportojnë se shpërthime u dëgjuan në disa qytete ukrainase, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipro dhe rajonin e Zaporizhias. Dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në shënjestër të sulmeve ishte edhe një ndërtesë administrative në lagjen Pechersk, ku ndodhen ndërtesa qeveritare, përfshirë Këshillin e Ministrave.

Katet e sipërme të ndërtesës qeveritare ukrainase u dëmtuan gjithashtu nga sulmet ruse. Kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, teksa ndau foto të ndërtesës së dëmtuar, kërkoi reagim ndërkombëtar.

"Mbrëmë, Rusia kreu një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës. Kievi, Krivyi Rih, Dnipro, Kremenchuk dhe Odesa u sulmuan. Për herë të parë, një ndërtesë qeveritare, çatia e saj dhe katet e sipërme u dëmtuan nga një sulm armik. Ekipet e shpëtimit po shuajnë flakët. I falënderoj për punën e tyre”, u shpreh ajo.

Kërkoi edhe sanksione ndaj naftës dhe gazit rus, ndërsa përmendi nevojën për më shumë armë.

"Ndërtesat do të restaurohen, por jetët e humbura nuk mund të rikthehen. Armiku terrorizon dhe vret njerëzit tanë në të gjithë vendin çdo ditë. Bota duhet t'i përgjigjet këtij shkatërrimi jo vetëm me fjalë, por me vepra. Sanksionet duhet të forcohen, veçanërisht kundër naftës dhe gazit rus. Nevojiten kufizime të reja ndaj makinës ushtarake të Kremlinit. Dhe mbi të gjitha, Ukraina ka nevojë për armë. Kjo do ta ndalojë terrorin dhe do ta parandalojë Rusinë nga përpjekjet për të vrarë ukrainas çdo ditë", theksoi Svyrydenko.

#lufta në ukrainë

Lini një Përgjigje