
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të martë në Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 12 kilometrash dhe epiqendra ishte afër Adanas, sipas të njëjtit burim.
Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.7 ballë ka qenë në rrethin Kozan të Adanas.

Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti u përcaktua në një thellësi prej 11.27 kilometrash.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar apo për një bilanc dëmesh material.
Lini një Përgjigje