TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 21:26

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Teherani kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Teherani kërkon mbledhjen e Këshillit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën për të diskutuar rreth sulmit të Izraelit ndaj Iranit, njoftoi të dielën presidenca zviceriane e këshillit.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi i kishte bërë thirrje këshillit prej 15 anëtarësh që të mblidhej për sulmet që ai tha se përbënin "një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

“Veprimet e regjimit izraelit përbëjnë një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe destabilizojnë më tej një rajon tashmë të brishtë”, shprehet Abbas Araqchi në një letër drejtuar të shtunën këshillit të përbërë nga 15 vende anëtare.

Dhjetra avionë izraelitë përfunduan tre valë sulmesh përpara agimit të së shtunës ndaj fabrikave të raketave dhe objekteve të tjera pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor, njoftoi ushtria izraelite.

Goditjet ishin një kundërpërgjigje për sulmin e 1 tetorit të Iranit ndaj Izraelit me rreth 200 raketa balistike dhe Izraeli e paralajmëroi Iranin që të mos kundërpërgjigjet pas sulmit të fundit.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë kërkesën e Iranit në Kombet e Bashkuara, duke thënë në një deklaratë të dielën se Irani "po përpiqej të vepronte kundër nesh në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar".

Lini një Përgjigje