TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 18:43

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët e frikësuar “pushtojnë” rrugët

Shkruar nga Pamfleti

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët

Pas Greqisë edhe Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tërmet i fortë.

Mediat turke raportojnë se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5. Tërmeti ka shkatuar panik te banorët e Adanasë, pasi lëkundjet kanë qenë të forta.

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët

Sipas lajmit në "AFAD" tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometra nën tokë.

Aktualisht nuk raportohet për të plagosur apo dëme materiale. Qytetarët e frikësuar kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Ndërsa Greqia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 36 kilometra në veriperëndim të Mitilinit.

Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë të forta, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti me siguri është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës. Nuk duhet të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përveç objekteve që kanë rënë nga raftet, xhamat e thyer, etj”, shkruan “Volcandiscovery”.

Lini një Përgjigje