TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 18:24

Sulmet izraelite, 9 viktima nga bombardimet në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet izraelite, 9 viktima nga bombardimet në Gaza

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një fëmijë mbetën të vrarë këtë të diel nga një sulm izraelit në një shkollë e cila kthyer në strehë refugjatësh në periferi të qytetit të Gazës.

Sipas shërbimeve të shpëtimit, disa persona mbetën të plagosur nga sulmi në shkollën Asmaa në kampin e refugjatëve Al Shati, ndërsa viktimat u dërguan në spitalin Al Shifa.

“Ne pamë një (avion luftarak) të shkatërronte shkollën ku jetonin familjet dhe fëmijët”, tha një dëshmitar, Thaer Al Radisi.

Sipas një zyrtari të shërbimit të ambulancës, shkolla ishte shtëpia e shumë njerëzve që ishin larguar nga Jabalia dhe Rripi verior i Gazës, ku ushtria izraelite po kryen operacione kundër Hamasit.

Lini një Përgjigje