
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit kanë dëmtuar rëndë aftësitë e tij mbrojtëse.
Në një reagim të parë lidhur me sulmet, Netanyahu tha se Izraeli kishte premtuar se do t'i përgjigjej me vendosmëri sulmit me raketa balistike iraniane në fillim të këtij muaji.
“Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ne mbajtëm premtimin tonë dhe dëmtuam rëndë kapacitetin mbrojtës të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa kundër nesh”, tha Netanyahu.
Netanyahu falënderoi SHBA-në për koordinimin dhe ndihmën lidhur me sulmet e IDF ndaj Iranit, ndërsa shtoi se sulmi arriti të gjitha objektivat e tij.
Zyrtarët e administratës së Bidenit thanë se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm, por ka zhvilluar konsultime me shtetin hebre lidhur me konfliktin.
Lini një Përgjigje