TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 13:56

Kamioni përplaset me një stacion autobusi në Tel Aviv, 35 persona të plagosur; Izraeli e cilëson si sulm terrorist

Shkruar nga Pamfleti

Kamioni përplaset me një stacion autobusi në Tel Aviv, 35 persona

Policia e Izraelit është duke e trajtuar si “sulm terrorist” incidentin e së dielës, kur një kamion ishte përplasur me një stacion autobusi në veri të Tel Avivit.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton BBC.

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit ka thënë se 35 persona janë lënduar si pasojë e sulmit, me gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

“Identiteti i terroristit është ende i panjohur, me sa duket është një izraelito-arab. Për momentin ne, së bashku me Shin Bet (agjencia e sigurisë vendase), po përpiqemi të zbulojmë identitetin dhe të ofrojmë siguri absolute”, ka thënë Asi Aharoni, zëdhënësi i policisë izraelite.

Sipas asaj që është bërë e ditur, kamioni drejtohej nga një person i cili ishte i armatosur.

Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ndaluar apo është vrarë.

Tensionet janë rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza, pasi Izraeli ka kryer sulme të rregullta ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, që kanë lënë qindra të vdekur.

Lini një Përgjigje