TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2025, 13:14

Tërmeti i fortë në Myanmar, Von der Leyen: BE e gatshme të ofrojë mbështetje

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fortë në Myanmar, Von der Leyen: BE e gatshme të

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Europian pas tërmetit të fortë që tronditi Myanmarin.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje. Ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, shprehet Von Der Leyen.

 

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 7.7 të shkallës rihter me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Saigang, në Myanmar, është ndjerë dhe në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës ku është shembur një pallat në ndërtim.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e rrëzimit të qiellgërvishtëses dhe largimin në panik të punëtorëve.

Disa banorë raportuan se uji doli nga pishinat për shkak të lëkundjeve të fuqishme, ndërsa disa godina të larta dridheshin për disa sekonda. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17.2 km nga qyteti Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milion banorësh, sipas USGS.

Lini një Përgjigje