Vladimir Putin ka diskutuar projektet energjetike dhe mundësinë e një marrëveshjeje në Detin e Zi në një bisedë me homologun turk Tayyip Erdogan ka njoftuar Kremlini.
Në të njëjtën kohë, Ankaraja raportoi se presidenti turk i tha homologut të tij rus se "bashkëpunimi midis Turqisë dhe Rusisë është jetik për zgjidhjen e konflikteve rajonale".
Sipas një deklarate të presidencës turke, biseda kishte të bënte me luftën në Ukrainë dhe situatën në Siri.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi që Ukraina të vendoset nën një formë të administrimit të përkohshëm nga Kombet e Bashkuara, për të lejuar zgjedhje të reja dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kryesore për të arritur një zgjidhje në luftë.
Komentet e Putinit, gjatë një vizite në portin verior të Murmansk, vijnë në mes të përpjekjeve të SHBA-së për të gjetur një zgjidhje për konfliktin duke rivendosur lidhjet me Rusinë dhe duke u angazhuar si me Moskën ashtu edhe me Kievin, në bisedime të veçanta. Sugjerimi i Putinit për një administratë të përkohshme duket se adreson ankesën e tij të gjatë se autoritetet e Ukrainës nuk janë një partner legjitim negociues pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka qëndruar në pushtet përtej përfundimit të mandatit të tij në maj 2024.
Lini një Përgjigje