TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2023, 11:30

Tërmeti 6.8 ballë në Marok, videoja e Xhamisë historike bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti 6.8 ballë në Marok, videoja e Xhamisë historike

Një tërmet i fuqishëm tronditi Marokun mbrëmjen e djeshme, ku kanë humbur jetën mbi 600 persona dhe janë plagosur 320 të tjerë. Tërmeti goditi Marokun pas orës 23:00, në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

Nga pamjet e bëra publike në rrjete sociale, shihen banesa dhe ndërtesa të shkatërruara totalisht.

Ajo çfarë ngjall frikën e shembjes është edhe xhamia 850-vjeçare Kutubiyya në Marrakesh.

Në videon e postuar në mediat sociale shihet duke nxjerrë pluhur të bardhë nga minaret e xhamisë, banorët shihen të frikësuar dhe duke vrapuar.

termet xhami video

Lini një Përgjigje