TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2024, 12:24

Historia rrëqethëse e 61-vjeçarit: U rrëmbye dhe u mbajt për 26 vjet në një bodrum, 300 metra larg shtëpisë së tij

Shkruar nga Pamfleti

Historia rrëqethëse e 61-vjeçarit: U rrëmbye dhe u mbajt
Një histori rrëqethëse u zbulua në 24 orët e fundit në Algjeri.

Një person i cili u rrëmbye në moshën 19-vjeçare, në  vitin 1998 u mbajt për 26 vite në një bodrum, vetëm 300 metra larg shtëpisë së familjes së tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shkaku për gjetjen e Omar Bin Omranit, tashmë 45-vjeç ka qenë një informacion i vëllait të rrëmbyesit, i cili dyshohet se ka ngritur dyshime me një postim në rrjetet sociale pasi kishin probleme me një çështje trashëgimie.

Thuhet se pengmarrësi e mbante Omarin në një hapësirë nëntokë, që nga momenti që e rrëmbeu këtë të fundit teksa po shkonte në shkollë.

Menjëherë pas lirimit, ai u dërgua në spital për të kryer analiza, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar u arrestua dhe pritet të dalë në gjykatë.

61-vjeçari gjithashtu akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omarin në momentin e rrëmbimit, pasi ai shpesh vërtitej rreth shtëpisë së rrëmbyesit një muaj pasi 19-vjeçari u zhduk.

Sipas mediave pretendohet se autori ishte një nëpunës civil dhe jetonte vetëm në shtëpi, megjithëse shpesh shihej duke blerë furnizime që do të ushqenin dy persona.

Familja e Omarin besonin se ai kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2013 thoshte se djali i saj ishte gjallë.

Para pak vdekjes thuhet se ajo është shprehur se dëshira e saj e fundit ishte që të vazhdonin kërkimet për Omarin: “Ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

Lini një Përgjigje