TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2025, 19:54

Habit presidenti i Kolumbisë, kërkon të legalizojë kokainën: Nuk është më e dëmshme se Uiski!

Shkruar nga Pamfleti

Habit presidenti i Kolumbisë, kërkon të legalizojë

Trafiku global i drogës mund të "çmontohej lehtë" nëse kokaina do të lejohej të shitej si vera”, kështu deklaroi udhëheqësi i Amerikës Latine

Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha gjatë një takimi të qeverisë se kokaina "nuk është më e keqe se uiski" dhe se është e paligjshme vetëm sepse vjen nga Amerika Latine.

Kolumbia, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i kokainës, ka shpenzuar dekada duke luftuar trafikun e drogës, por presidenti i krahut të majtë të vendit pretendoi se droga po bëhej koka e turkut nga politikanët amerikanë, të cilët kanë bërë luftën kundër drogës për dekada.

Kokaina është e paligjshme sepse prodhohet në Amerikën Latine, jo sepse është më e keqe se uiski”, tha Petro gjatë një mbledhjeje qeveritare gjashtë-orëshe .

Shkencëtarët e kanë analizuar këtë: kokaina nuk është më e keqe se uiski”, shtoi ai, duke sugjeruar se industria globale e kokainës mund të “çmontohet lehtësisht” nëse droga legalizohej në mbarë botën.

Nëse dikush do paqe, biznesi [i trafikut të drogës] duhet të çmontohet. Mund të çmontohej lehtësisht nëse legalizonin kokainën në botë. Do të shitej si vera”, tha Petro.

Në të kundërt, Petro vuri në dukje se fentanili, një kontribues në krizën e opioideve në Shtetet e Bashkuara, po vret amerikanët, por nuk prodhohet në Kolumbi.

Fentanyl u krijua si një ilaç farmacie nga shumëkombëshe të Amerikës së Veriut dhe ata që e përdorën atë u bënë të varur”, shtoi ai.

Petro ka qenë tashmë në mosmarrëveshje me presidentin e ri të SHBA, Donald Trump, pasi vendi i tij fillimisht ndaloi avionët ushtarakë amerikanë të zbarkojnë me emigrantë të kthyer në bord.

Administrata e Trump u përgjigj duke kërcënuar se do të vendoste tarifa ndëshkuese për eksportet kolumbiane në SHBA, duke e shtyrë Bogotën të pranonte emigrantët "pa kufizime ose vonesa", sipas Shtëpisë së Bardhë.

Prodhimi i kokainës në Kolumbi arriti një rekord të lartë në vitin 2023, duke u rritur me 53 për qind në më shumë se 2600 tonë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin./Politico

Lini një Përgjigje