TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2024, 08:37

Greqia lëkundet nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit mëngjesin e sotëm

Shkruar nga Pamfleti

Greqia lëkundet nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit

Dy tërmete të fuqishëm janë ndjerë pak më parë në Greqi. I pari ishte me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter dhe i dyti 5.7.

Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades. Banorët e zonës kanë dalë në rrugë për arsye sigurie.

Sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare,  epiqendra ka qenë në zonën detare, 36 kilometra në perëndim të Filiatra, Messinia.

Termetet e forta janë ndjerë edhe në ishullin e Kretës. Nga goditjet e tërmeteve nuk raportohet për persona të lënduar.

greqia termet

Lini një Përgjigje