TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2024, 16:38

Gjykata Ndërkombëtare urdhëroi Izraelin të ndalë sulmin në Gaza, Netanyahu bisedë urgjente me kabinetin e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Ndërkombëtare urdhëroi Izraelin të ndalë sulmin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zhvillon bisedë telefonike urgjente me kabinetin e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që detyron Izraelin të ndalojë sulmin në Gaza.

Ministri i Jashtëm, Ministri i Çështjeve Strategjike, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Mbrojtjes, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Prokurori i Përgjithshëm po flasin të gjithë me Netanyahun, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir i janë përgjigjur tashmë vendimit të dhënë të premten.

Në një deklaratë, Smotrich tha se ata që "kërkojnë që shteti i Izraelit të ndalojë luftën" janë duke kërkuar që Izraeli "të dekretojë veten për të pushuar së ekzistuari". 

"Ne nuk do të pajtohemi me këtë... Nëse i dorëzojmë armët, armiku do të arrijë në shtretërit e fëmijëve dhe grave tona në të gjithë vendin", shtoi Smotrich.  

Ben Gvir iu përgjigj gjithashtu urdhrit në një deklaratë të premten, duke e quajtur GJND, antisemitike.

Urdhri i parëndësishëm i gjykatës antisemite në Hagë duhet të ketë vetëm një përgjigje: pushtimin e Rafahut, shtimin e presionit ushtarak dhe humbjen e plotë të Hamasit – derisa të arrihet fitorja e plotë në luftë”, tha ai.

Lini një Përgjigje