![]()
Dy kompanitë kryesore të telekomunikacionit në Gaza paralajmëruan se do të hyjnë në një ndërprerje komunikimi në orët në vijim. Paltel dhe Jawwal tani kanë njoftuar se të gjitha shërbimet e tyre kanë rënë pasi karburanti ka mbaruar.
“Me keqardhje njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomit në Rripin e Gazës kanë dalë jashtë shërbimit pasi të gjitha burimet e energjisë që mbështesin rrjetin janë varfëruar dhe karburanti nuk është lejuar të hyjë”, njoftoi kompania Paltel në platformën X.
Komunikimi brenda rajonit tashmë është i vështirë ditët e fundit, pasi rrjetet e telekomunikimit janë shembur kryesisht, veçanërisht në veri të territorit.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve ndaj Izraelit për lejimin e ndihmave dhe karburanteve brenda në Gaza, diçka e tillë duket se nuk po ndodh dhe situata në vend sa vjen dhe bëhet më e vështirë.
Lini një Përgjigje