TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2024, 19:00

Fundosja e jahtit në Siçili, kush është “Bill Gates” i Britanisë mes 15 të zhdukurve

Shkruar nga Pamfleti

Fundosja e jahtit në Siçili, kush është “Bill

Një ngjarje e rëndë ndodhi në brigjet e Italisë, ku u fundos një jaht. 22 persona janë mbytur ndërsa 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur, si pasojë e motit të keq.

Mediat italiane raportojnë se 15 prej personave që ishin në bord janë shpëtuar. Në mjetin lundrues kishte shtetas kryesisht britanikë, një nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo francezë dhe një irlandez.

Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch (shumë i referohen atij si Bill Gates i Britanisë) është mes personave të zhdukur pasi jahti i tij luksoz u përmbys në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të fortë.

Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas incidentit në Siçili dhe jemi gati të ofrojmë mbështetje konsullore për shtetasit britanikë të prekur”.

Kapiteni i një anijeje, i cili ishte afër kur varka me vela u fundos shpëtoi 15 persona dhe përshkroi për BBC rrethanat në të cilat anija u mbyt.

Kapiteni Carsten Borner tha se varka e tij u godit gjithashtu nga stuhi shumë të forta për shkak të motit të keq në orët e para të mëngjesit, por kishte arritur ta stabilizonte atë.

“Arritëm ta mbanim anijen tonë në vend dhe pasi mbaroi stuhia, vumë re që jahti i cili ndodhej pas nesh ishte zhdukur.”

Ai shtoi se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone, duke përfshirë tre persona të cilët u plagosën rëndë dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte. Ai konfirmoi se “një foshnjë e vogël dhe gruaja e pronarit” ishin në mesin e të mbijetuarve.

Lini një Përgjigje