TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2025, 22:53

Frikë në Greqi, ndihen lëkundje të forta tërmeti në disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Frikë në Greqi, ndihen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet i fortë ka alarmuar banorët e ishullit Skyros. Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 23:04.

Tërmeti, sipas Institutit Gjeodinamik kishte epiqendër 31 km në perëndim-veriperëndim të Skyros. Thellësia fokale është 16.6 kilometra.

Tërmeti i fortë u ndje në shumë zona, veçanërisht në jug të Skyros dhe në Atikë. Banorët në Evia, Kymi, Halkida dhe Aliveri u tronditën nga dridhja, ndërsa tërmeti u ndje veçanërisht edhe në Volos.

Në zonën më të gjerë të Skyros, katër tërmete mbi 6 të shkallës Rihter kanë ndodhur që nga viti 1900, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje