
Në Slloveni po mbahet Edicioni i 20-të i Forumit Strategjik të Bledit, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama, Marta Kos, komisionere për Zgjerim e Bashkimit Europian, Robert Golob, kryeministër i Sllovenisë dhe Milojko Spajiç, kryeministër i Malit të Zi.
Gjatë fjalës së tij Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa nënvizoi se rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk është thjesht një premtim por ritheksoi se duhet parë me përparësi. Gjithashtu shtoi se Bashkimi Europian nuk është një klub i mbyllur, por bashkësi vlerash.
“Rruga e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor nuk janë thjesht premtime, por përparësi. Këto vende janë në zemër të Europës dhe pjesë e së ardhmes së Europës. Në vitet në Vijim duhet të përgatisim Bashkimin Europian për zgjerim është mundësia më e mirë për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. Duhet të përfitojmë nga ky moment për zgjerimin.
Plani i rritjes për zgjerimin e për Ballkanit Perëndimor ndryshon, por ndihmon për reformat dhe integrimin ekonomik dhe nuk duhet humbur ky moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi sepse kjo lidhet me vlera, demokraci, sundimin e ligjit. Pra është më kërkuese për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat apo negociatat, sfida e vërtetë ka të bëjnë me përshtatjen e një mendësie dhe kulture të re që tejkalon konfliktet për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje