TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 15:52

Sulmet e Hamasit, SHBA konfirmon vdekjen e 9 amerikanëve në Izrael; shumë të tjerë ende të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Hamasit, SHBA konfirmon vdekjen e 9 amerikanëve në Izrael;

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar të hënën se të paktën nëntë shtetas amerikanë janë vrarë në sulmet e fundjavës së Hamasit ndaj Izraelit.

SHBA tha gjithsesi se një numër i papërcaktuar i qytetarësh amerikanë mbeten të zhdukur dhe të pagjetur. Sipas tyre ende nuk është e qartë nëse të zhdukurit janë marrë peng, janë vrarë apo janë fshehur.

Zëdhënësi Matthew Miller, deklaroi se Departamenti i Shtetit është në kontakt me familjet “dhe ofron të gjithë ndihmën e duhur konsullore”.

Numri i viktimave mund të rritet ende pasi personat e zhdukur mund të gjenden në rrënojat e pallateve të rrëzuara nga sulmet me raketa.

hamasi izraeli shba amerikanë

Lini një Përgjigje