
Prokurorët e Milanos kanë hequr dorë nga hetimet e tyre ndaj lobistëve që dyshohet se kërkuan fonde ruse për partinë pro-Moskë të Matteo Salvinit.
Skema e supozuar synonte të blinte naftë me çmimi të ultë nga Rosneft, një kompani ruse energjetike dhe më pas ta shiste me çmim të plotë te gjigandi italian i energjisë ENI.
Prokurorët kishin ngritur pretendime se pjesa më e madhe e 64 milionë dollarëve që priteshin të fitoheshin nga kjo marrëveshje do të kishin përfunduar në arkat e Lidhjes. Por e përditshmja e “Corriere della Sera” raportoi se prokurorët e mbyllën çështjen, pasi arritën në përfundimin se marrëveshja nuk u realizua kurrë.
Gjithashtu dhe mungesa "totale" e bashkëpunimit rus me hetuesit i bindi prokurorët të shtynin hetimin. Salvini, një admirues prej kohësh i Putinit, nuk ishte kurrë në mesin e atyre nën hetim. Ai ka këmbëngulur prej kohësh se as ai dhe as partia e tij Liga nuk kanë marrë kurrë "rubla" nga rusët.
Histori e financimeve ruse ka shpërthyer prej kohësh në shumë shtete të BE dhe ato të Ballkanit Perëndimorë, duke treguar dhe një herë tentakulat e influencës ruse që ishin shtrirë më larg se pretendohej.
Lini një Përgjigje