
Në rusi më shumë se 100 shkrimtarë, aktorë, gazetarë, regjisorë dhe figura të tjera publike kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar presidentit, Vladimir Putin, ku i bëjnë thirrje për t’i dhënë fund abuzimeve me Alexey Navalny dhe lirimin e tij pasi sipas tyre është arrestuar për arsye politike.
Më tej në letrën drejtuar Putinit, listoheshin torturat me të cilat përballet çdo ditë kundërshtari i Kremlinit, duke nisur nga izolimi, mohimi për të takuar familjarët dhe mos dhënia e ndihmës mjekësor.
“Siç e dini, Alexey Navalny po mbahet në IK-6, një nga kolonitë më të ashpra penale në vendin tuaj. Navalny është i vendosur vazhdimisht në izolim, i shtypur në një qeli betoni pa ajrosje. Atij i ndalohen vizita në familje dhe telefonata, ose edhe kur ka temperaturë, duhet të qëndrojë në këmbë gjithë ditën.
Prandaj, shkrimtarët, aktorët dhe regjisorët njoftojnë se po bashkojnë zërin e tyre me atë të 600 mjekëve rusë që kanë kërkuar kujdes shëndetësor të pavarur dhe të menjëhershëm për Navalny. Ai po vuan një dënim me burg për akuza që nuk do të ishin pranuar kurrë në asnjë sistem të pavarur gjyqësor”, thuhej në letërën drejtuar Putinit.
Në fund të letrës thuhej se figurat publike që kishin firmosur ishin në të njëjtin mendim me qeverinë Gjermane dhe klrkonin lirimin e menjëhershëm të Navalnyt.
“Ne mbështesim kërkesën e qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian për lirimin e menjëhershëm të tij. Është në kompetencat e tij”, përfundojnë nënshkruesit.
Lini një Përgjigje