TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2024, 19:59

Ekzekutoi gruan dhe dy vajzat e gazetarit të BBC, policia britanike arreston 26-vjeçarin!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi gruan dhe dy vajzat e gazetarit të BBC, policia britanike

Pas disa orësh përpjekje dhe kërkimi, policia britanike ka arritur të arrestojë 26-vjeçarin Kyle Clifford i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në familjen e gazetarit të BBC.

26-vjeçari dyshohet se ka vrarë gruan dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC, John Hunt, në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës. Mediat britanike citojnë policinë të ketë thënë se autori u gjet i plagosur dhe se nuk ishte qëlluar nga oficerët.

Sipas policisë, autori mund të ketë përdorur një hark për vrasjet dhe armë të tjera. Gratë e moshës 25, 28 dhe 61 vjeç u gjetën me plagë të rënda dhe ndërruan jetë pak kohë më vonë në vendngjarje.

Lini një Përgjigje