TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2024, 18:57

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy vajzat gazetarit të BBC; policia në këmbë për ta arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy

Viktimat e vrasjes së trefishtë janë identifikuar si bashkëshortja Carol Hunt, dhe dy bijat e gazetarit sportiv të BBC, John Hunt.

Policia në veri të Londrës është vënë në ndjekje të një 26-vjeçari të armatosur me një hark me shigjeta, pasi dyshohet se ka vrarë mbrëmë grua dhe dy vajzat e një gazetari të rrjetit BBC.

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy
Autori i dyshuar, Kyle Clifford

Policia tha se po kërkojnë për 26 vjeçarin Kyle Clifford, i dyshuar për vrasjet, i cili mendohet se fshihet në kryeqytet ose rajonin fqinjë Hertfordshire. 

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy

Gazetari i BBC, John Hunt dhe gruaja e tij, Carol Hunt

Policia u thirr mbrëmë në shtëpinë e gazetarit ku gjeti tre gratë të plagosura rëndë, të cilat vdiqën më vonë pa mundur të shpëtoheshin.

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy
Vajza e vogël, Louise, 25 vjeç

Viktimat e vrasjes së trefishtë janë identifikuar si bashkëshortja Carol Hunt, dhe dy bijat e gazetarit sportiv të BBC, John Hunt.

Ata i gjetën tre gratë - 25, 28 dhe 61 vjeç - me plagë të rënda dhe ato vdiqën pak kohë më vonë në vendngjarje.

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy
Vajza e madhe, Hannah, 28-vjeçe

Policia e Hertfordshire tha se po hetonte vrasjen e trefishtë dhe po "kërkonte në mënyrë aktive" Clifford, i cili është nga Enfield, në veri të Londrës.

Publikut i është bërë thirrje që të mos i afrohen atij dhe të raportojnë menjëherë në polici nëse e shohin. Ky i fundit mësohet se ai ka punuar si roje private.

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy
Policët në kërkim të autorit

Ndërkohë që një fqinj rrëfeu se u dëgjuan britma nga shtëpia në Ashlyn Close, ku tre gratë vdiqën përpara se të shpërthente "kaosi absolut" pasi policia e armatosur mbylli rrugën.

Gruaja rreth të 40-tave, e cila nuk donte të përmendej, tha se dëgjoi dikë duke bërtitur dhe më pas erdhi një britmë e mprehtë.

Krim makabër në Londër, 26-vjeçari i vret gruan dhe dy
Policët në kërkim të autorit

Lini një Përgjigje