TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2024, 08:07

Ekzekutimi mafioz në Frankfurt, përplasja mes klaneve kurde! Si nisi historia në Antalya

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi mafioz në Frankfurt, përplasja mes klaneve kurde! Si nisi

Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur motivin e të shtënave fatale në Frankfurt. Por sipas mediave turke, ngjarja ku mbeti viktimë një 27-vjeçar është një histori krimi që ka nisur mbi 8 vjet më parë.

Pas të shtënave fatale në Stacionin Qendror të Frankfurtit, i dyshuari ende nuk ka komentuar mbi akuzat, tha të enjten zëdhënësi i prokurorisë publike të Frankfurtit, Dominik Mies.

Megjithatë, sipas mediave turke, motivi i vrasësit ka të ngjarë të lidhet me një grindje të përgjakshme që filloi në Turqi në vitin 2016.

27-vjeçari që u qëllua në Frankfurt mbrëmjen e së martës, thuhet se është përgjegjës për vdekjen e një personi. Sipas portalit kurd “Rudaw.net” dhe gazetës turke “Sabah”, i riu mësohet të ketë qëlluar në maj një biznesmen nga Antalia, të cilin e kishte fajësuar për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2016.

Pas krimit, 27-vjeçari është arratisur në Gjermani. Në Gjermani, xhaxhai i biznesmenit të vrarë nga Ankaraja më në fund i ka rënë në gjurmë dhe e ka qëlluar në Stacionin Qendror të Frankfurtit.

Sipas gazetës “Bild”, i dyshuari 54-vjeçar drejton një snack bar në Pyllin e Zi dhe ka leje qëndrimi në Gjermani.

Ekzekutimi mafioz në Frankfurt, përplasja mes klaneve kurde! Si nisi

Lini një Përgjigje