TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2025, 07:42

"E vranë, e vranë"/ Atentat në fushatë, kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me plumb në kokë (Pamje të rënda)

Shkruar nga Pamfleti
"E vranë, e vranë"/  Atentat në fushatë, kandidati
Miguel Uribe

Kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe, u qëllua me armë të shtunën në një tubim në periferi të Fontibón të kryeqytetit Bogota.

Pamjet e mediave lokale treguan senatorin 39-vjeçar, i cili kandidon për president, duke mbajtur një fjalim kur dëgjuan të shtëna. Ai u pa më vonë i shtrirë i gjakosur në kapakun e një makine.

Siç raporton BBC, Uribe u qëllua tre herë, dy herë në kokë, ndërsa policia pas të shtënave arrestoi një 15-vjeçar si të dyshuar për sulmin.

Uribe u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij përshkruhet si kritike, sipas një raporti në gazetën La República.

"E vranë, e vranë", bërtitën kolegët e tij, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë.

"Miguel po lufton për të mbijetuar. Le të lutemi që Zoti t'i udhëheqë duart e mjekëve që po kujdesen për të", tha gruaja e 39-vjeçarit, Maria Claumont Tarragona.

Presidenti socialdemokrat i Kolumbisë, Gustavo Petro, e dënoi sulmin ndaj Uribes, gjë që e detyroi atë të anulonte udhëtimin e tij të planifikuar në Francë.

"Shpresoj sinqerisht që ai të jetë mirë dhe jashtë rrezikut", tha Ministrja e Jashtme Laura Sarabia në një postim në platformën X.

miguel uribe kolumbi

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota