TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2024, 19:36

E rëndë në Greqi, emigranti gjendet i vdekur në frigoriferin e kamionit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Greqi, emigranti gjendet i vdekur në frigoriferin
Pamje ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant është gjetur i pa jetë në një kamion.

Sipas mediave vendase, kamioni ishte i përshtatur me frigorifer në temperatura mjaft të ulëta, teksa në të ndodheshin dy persona.

Kamioni kishte si destinacion final Italinë, teksa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.

Kamionët me frigoriferë që përdoren për transport ushqimesh apo produktesh të tjera janë shpesh një formë e përdorur nga persona që duan t’i shpëtojnë “syve” të policisë, teksa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin.

Lini një Përgjigje