Nga rrëzimi i diktatorit të Serbisë Slobodan Milosevic gjatë Revolucionit të Buldozerit në vitin 2000 dhe deri në Revolucionin e Dinjitetit në Ukrainë në vitin 2014, lëvizjet revolucionare jo të dhunshme dhe më të suksesshme në vendet pranë ose aleate me Rusinë, janë bazuar tek vetë-mobilizimin i bazës.
Kur kritiku i Kremlinit Alexei Navalny u shpall i vdekur nga autoritetet ruse të burgut kur vuante dënimin, u dëshpëruan shumica e mbështetësve të opozitës liberale të Rusisë. Disa folën me frikë se “tani kanë mbetur të vetëm përballë Putinit”. Të tjerët pretenduan se me ikjen e Navalnyna nga kjo botë, ka vdekur edhe shpresa për të ardhmen demokratike të vendit.
Por pavarësisht heroizmit të tij, Navalny nuk ishte shpresa e vetme e Rusisë për demokraci. Nga rrëzimi i diktatorit të Serbisë Slobodan Milosevic gjatë Revolucioni të Buldozerit në vitin 2000 dhe deri në Revolucionin e Dinjitetit në Ukrainë në vitin 2014, lëvizjet revolucionare jo të dhunshme dhe më të suksesshme në vendet pranë ose aleate me Rusinë, janë bazuar tek vetë-mobilizimin i bazës.
Ato kanë ecur përpara jo nga një udhëheqës i vetëm, por nga një vizion i përbashkët mbi një të nesërme më të mirë. Dhe të paktën një lëvizje e tillë ekziston sot në Rusi. Jo në Moskë, por në republikën e Bashkortostan-it me shumicë turke. Kjo lëvizje e vjetër e larmishme dhe thelbësisht jo e dhunshme, mund të jetë tani shpresa më e madhe e Rusisë për ndryshime demokratike.
Por ashtu si lëvizjet e tjera popullore që mbrojnë të drejtat e komuniteteve etnike në pakicë dhe demokratizimin në nivelit rajonal, ajo është anashkaluar dhe keqinterpretuar nga vëzhguesit perëndimorë, por edhe politikë-bërësit, të cilët vazhdojnë të jenë më shumë të fokusuar tek opozita kryesore liberale ruse që mbahet nën kontroll nga Moska.
Republika etnike më e populluar e Rusisë, Bashkortostani ndodhet midis lumit Vollga në Perëndim dhe maleve Urale në Lindje. Bashkortët, grupimi etnik turk Kipçak i rajonit i pushtuar nga rusët në shekullin XVI, përbëjnë 31.5 për qind të popullsisë së republikës. Rusët (37.5 për qind) dhe tatarët e Vollgës (24.2 përqind) janë dy grupet e tjera më të mëdha, të ndjekur nga popujt Mari, Chuvash dhe Udmurt.
Republika e parë autonome e Bashkimit Sovjetik, Bashkortostani lëshoi një deklaratë pavarësie në tetorin e vitit 1990, edhe pse shumë shpejt nënshkroi një marrëveshje federale për ndarjen e pushtetit me Moskën. Që kur presidenti rus Vladimir Putin mori detyrën në vitin 2000, rajonit i janë hequr gradualisht gati të gjitha të drejtat e tij sovrane.
Për disa ditë në janar, mijëra banorë të Bashkortostanit u mblodhën për të protestuar kundër burgosjes së aktivistit vendas Fayil Alsynov, një nga avokatët më të zëshëm të rajonit për të drejtat e komunitetit lokal dhe një kritik i ashpër i politikave koloniale të Kremlinit.
Deri në 5.000 njerëz u mblodhën jashtë një gjykate në qytetin juglindor të rajonit Baymak më 15 janar, ditën e dënimit të pritshëm të Alsynov me akuzat për “nxitje të urrejtjes ndëretnike”. E befasuar ndoshta nga përmasat e turmës jashtë goinës, gjyqtarja Elina Tagirova e shtyu seancën me dy ditë.
Por më 17 janar, një turmë shumë më e madhe u mblodh sërish para gjykatës, duke sfiduar paralajmërimin zyrtar të policisë rajonale, arrestimet parandaluese të disa aktivistëve dhe temperaturat deri minus 21 gradë Celsius. Disa nga protestuesit ishin nisur herët në mëngjes dhe kishin ecur për disa orë nëpër rrugët me dëborë të Bashkortostanit juglindor.
Mbështetësit kryesorë të Alsynov janë bashkë-kombasit e tij bashkortë. Por midis protestuesve kishte edhe të tjerë, përfshirë rusë etnikë dhe tatarët e Vollgës. Kështu në shesh kishte burra dhe gra të të gjitha moshave, punëtorë fermerë, studentë, mësues shkollash, politikanë të opozitës, pronarë biznesesh, blogerë, aktivistë veteranë dhe shumë të tjerë.
Edhe pse shumë prej tyre shpresonin për një dënim me kusht për Alsynov, aktivisti u dënua përfundimisht me 4 vite burg. Kur protestuesit refuzuan të largoheshin nga sheshi pas shpalljes së vendimit, policia e rebelimit përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmën.
Rreth 40 persona u detyruan të shkojnë në spital për ndihmë pas përleshjeve me policinë.
Protestat në Baymak dhe një tubim solidariteti në një shkallë më të vogël në kryeqytetin e Bashkortostanit, Ufa, kanë shkaktuar një valë të madhe të paprecedentë arrestimesh në mbarë rajonin.
Sipas monitoruesit të pavarur OVD-Info, autoritetet kanë ngritur 163 padi administrative dhe 34 penale kundër protestuesve. Të paktën një nga personat e arrestuar pësoi lëndime të rrezikshme për jetën në paraburgim, ndërsa 2 burra që po përballeshin me një hetim penal, 37-vjeçari Rifat Dautov dhe 65-vjeçari Minniyar Bayguskarov, vdiqën në qeli në rrethana të paqarta.
Analistët rusë, si në kampet liberale pro-Kremlinit, po ashtu edhe në kampit anti-Putin nxituan t'i etiketojnë protestat në Bashkortostan si “trazira” me tone “nacionaliste dhe etnike”. Madje disa i krahasuan ngjarjet me trazirat anti-semite që përfshinë kryeqytetin e republikës ruse të Kaukazit të Veriut, Dagestan, tetorin e vitit të kaluar.
Por protestat e fundit - siç mund të konfirmoj vetë për shkak të viteve të gjata të kërkimit tim atje dhe njohjes nga afër të politikës e rajonit - nuk ishin të tilla. Në vend se të ishin “nacionaliste”, protestat e nxitura nga burgimi i Alsynov ishin një manifestim i pakënaqësisë së rrënjosur thellë me shfrytëzimin e pamëshirshëm të burimeve të Bashkortostanit nga Kremlini dhe njerëzit rreth tij.
Bashkortostani ishte në krye të procesit të industrializimit të shpejtë në epokën sovjetike, pas zbulimit të një numri të madh burimesh natyrore si naftë, gaz natyror, qymyr dhe guri gëlqeror. Këtu u zhvendosën impiantet e shumta industriale nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia perëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shkalla e dëmtimit mjedisor, shkaktuar nga dekadat e zhvillimit të pakontrolluar industrial, e vendosi mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e tokës indigjene në ballë të luftës së republikës për pavarësi në vitet 1990. Alsynov ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër minierave të paligjshme të arit në Baymaksky.
Autoritetet pro-Kremlinit në Bashkortostan, pretenduan se Alsynov ka “shkelur dinjitetin njerëzor” të punëtorëve emigrantë nga Kaukazi dhe Azia Qendrore duke iu referuar atyre si “njerëz të zinj”, apo se në një tubim të prillit 2023, ai bëri thirrje për dëbimin e të gjithë jo- bashkortëve nga republika.
Alsynov i mohoi të gjitha akuzat kundër tij, duke thënë se fjalimi i tij ishte “përkthyer keq” nga gjuha e tij amtare bashkorte nga një përkthyes i lidhur me qeverinë. Një taktikë e ngjashme propagande, është provuar dhe testuar nga Kremlini vite më parë në Çeçeni, kur Moska i keqpërdori me sukses narrativat e luftës kundër terrorit dhe ndjenjat islamofobike gjithnjë në rritje, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake në rajon dhe për të shtypur lëvizjen çeçenepër pavarësi.
Në rastin e Bashkortostanit, për shkak edhe të mungesë së mediave dhe platformave lokale, të gatshme për të përforcuar zërat e aktivistëve indigjenë në nivel vendi, kjo propagandë është dëshmuar si tejet efektive.
Mbulimi vazhdimisht i pasaktë dhe jo pozitiv i lëvizjes së protestës jo të dhunshme të Bashkortostanit, është ndoshta një nga arsyet kryesore që i pengon politikë-bërësit perëndimorë ta trajtojnë atë si një partner të denjë. Megjithatë, ndërsa aktivistët vendas po i forcojnë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për ngjarjet në Bashkortostan dhe për të mbështetur aktivistët e arrestuar dhe familjet e tyre, Perëndimi ka një shans unik për të ri-përfytyruar kursin e demokratizimit të Rusisë dhe për t'i ofruar ndihmë lëvizjeve rajonale që kanë më shumë nevojë./Përshtati Pamfleti nga “Foreign Policy”
Lini një Përgjigje