
Një paralajmërim për cunami është lëshuar për disa pjesë të Rusisë pas një serie tërmetesh këtë mëngjes.
Dy tërmete të forta, me magnitudë 7.4 dhe 6.7 të Shkallës Rihter, u regjistruan pranë Gadishullit Kamchatka të Lindjes së Largët, një nga rajonet më sizmikisht dhe vullkanikisht aktive në botë.
Tërmeti më i madh ishte në një thellësi prej 19 kilometra dhe ishte 89 kilometra në lindje të qytetit të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej 180,000 banorësh.
Disa minuta më pas, një tërmet i dytë me magnitudë 6.7 u regjistrua pothaujse në të njëjtën zonë.
Si rezultat, Haëaii është vënë në alarm për cunami, një kërcënim më i vogël se paralajmërimi i lëshuar nga Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit.
Ministria ruse e Emergjencave thotë se është e mundur një cunami deri në 60 centimetra.
Shërbimet e emergjencës po e monitorojnë nga afër situatën, ndërsa lëkundjet pasuese vazhdojnë të trondisin rajonin bregdetar.
Gadishulli Kamchatka shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një brez tektonik në formë patkoi me vullkane dhe tërmete.
Për shkak të pozicionit të saj bregdetar, është në rrezik të vazhdueshëm për cunami pas tërmeteve nënujore.
Kur dridhje të një magnitude të tillë godasin rajonin, kjo shkakton gjithashtu kërcënimin e një cunami në vende si Haëaii, i cili ndodhet mijëra kilometra larg, por është ende jashtëzakonisht i prekshëm.
Lini një Përgjigje