Thirrjet e Trumpit për protesta i kanë vënë autoritetet e Nju Jorkut në alarm, në çdo rrugë janë vendosur kamera sigurie dhe barrikada. Gjithashtu edhe në Uashington është bërë e njëjta gjë, duke pasur frikë përsëritjen e të njëjtës skenë të shëmtuar që ndodhi në “Capitol Hill”, më 6 janar 2021.
Aleatët republikanë të Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po bëjnë gjithçka eshtre e mundur, duke përdorur dhe pushtetin që ligji ju jep, për të mos lejuar ngritjen e akuzave ndaj ish presidentit.
Pasi Trump paralajmëroi se ai mund të arrestohej, aleatët e tij kanë përdorur shumicën e tyre të re në Dhomën e Përfaqësuesve për të kërkuar dëshminë e Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg dhe për të penguar hetimin e tij në lidhje me një pagesë e supozuar të parave për të heshtur yllin e filmave për të rritur përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
E gjithë kjo duket si një përpjekje e jashtëzakonshme për të ndikuar në një hetim të hapur të jurisë së madhe. Në fakt, GOP i Dhomës së Përfaqësuesve duket se po përdor saktësisht të njëjtën taktikë, duke akuzuar administratën Biden dhe çdo hetues tjetër që i është vënë pas Trump-it.
Thirrjet e Trumpit për protesta, ndërkohë, i kanë vënë autoritetet e Nju Jorkut në alarm, ku janë vendosur kamera sigurie dhe barrikada. Gjithashtu edhe në Uashington është bërë e njëjta gjë, duke pasur frikë përsëritjen e të njëjtës skenë të shëmtuar në “Capitol Hill”, më 6 janar 2021.
Ndërkohë që tensionet rriten rreth kësaj drame, e cila u nxit nga parashikimi i fundjavës së Trump se ai do të arrestohej të martën. Por një burim i afërt me ekipin ligjor të Trump tha për CNN të hënën se ata nuk kanë ndonjë udhëzim për kohën e një aktakuze të mundshme dhe asgjë nuk pritet të ndodhë të martën. Një skenar i tillë ku ish-presidenti arrestohet, do të lejonte që tensionet të arrijnë një pikë kulminante, pasi është krijuar përshtypja se politika sillet rreth Trump.
Të hënën, për shembull, pati një kontroll intensiv rreth një gjykate në Nju Jork, ku një dëshmitar dha një dëshmi që mund të kishte qenë potencialisht e dobishme për Trump. Ndërsa një grindje e shëmtuar shpërtheu midis Trump dhe rivalit të tij të mundshëm kryesor në garën për nominimin e GOP, Ron DeSantis.
Guvernatori i Floridës e sulmoi mentorin e tij të dikurshëm duke sugjeruar se ai nuk dinte asgjë rreth "pagimit të parave për të heshtur një aktore të filmave porno për të siguruar heshtje mbi një lloj afere të supozuar", ndërsa dënoi gjithashtu ato që ai tha se ishin ndjekje penale politike.
Trump u përgjigj me një kundërsulm të egër plot me nënkuptime të pabazuara në lidhje me jetën private të rivalit të tij dhe la të kuptohet për tërbimin e ish-presidentit mbi atë që ai e sheh si pabesi nga DeSantis.
Strategjia e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve është e njohur. Trump ka nisur prej kohësh sulme të ashpra ndaj institucioneve, në qeveri apo gjyqësor që synojnë ta mbajnë atë përgjegjës për krimet e bëra. Ai është përpjekur të mjegullojë situatën rreth sjelljes ose fajit të tij dhe është munduar të ndezë një stuhi politike që të njollosë përfundimet e tyre paraprakisht.
Por ky hetim nuk është problemi i vetëm i Trump, pasi më shumë hetime të tjera po avancojnë kundër tij. Bëhet fjalë për kryengritjen në Kapitolit dhe përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia. Gjithashtu edhe çështja e dokumenteve të klasifikuara mund të ketë implikime shumë më të mëdha kushtetuese sesa çështja Bragg./ Përshtati “Pamfleti” nga “CNN”
Lini një Përgjigje