Ministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media shpjegoi mënyrën e rrëmbimit të vajzës së mitur.
Siç tha ai, Vanja Gjorçevska u vendos me forcë në bagazhin e automjetit Citroen, pasi më parë me duar dhe këmbë të lidhura e vendosën në një thes gjumi.
Në Gjykatën Penale mbrëmjen e djeshme ka mbërritur i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup, Velibor Manev. I pyetur nga mediat nëse ai ka kryer vrasjen e Vanya, Manev, ai u përgjigjet shkurt gazetarëve "JO".
Po ashtu, Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh për tre persona të cilët janë sjellë në gjykatë dhe dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, konfirmoi gjykata.
Trupi i pajetë i 14 vjeçares, e identifikuar si Vanja Gjorçevska, u gjet në rrethinën e Shkupit. Ndërsa në afërsi të Velesit, ( qytet që ndodhet afër Shkupit) është gjetur i vrarë 74 vjeçari Pançe Zhezhovski i cili ishte raportuar i zhdukur më 24 nëntor 2023.
Vajza 14 vjeçare dyshohet se është vrarë ditën dhe kur është zhdukur pra më 27 nëntor, teksa po shkonte në shkollë.
Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar
Lini një Përgjigje