
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e djeshme me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan të premten në një përpjekje për të gjetur një mënyrë për të rivendosur Iniciativën e Detit të Zi që do të lejonte vazhdimin e eksporteve të grurit, disa ditë pasi Rusia u tërhoq nga marrëveshja.
“Hapja e korridorit të grurit është një përparësi kryesore. Së bashku duhet të parandalojmë një krizë globale ushqimore”, tha Zelensky pas telefonatës së tij me Erdogan.
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja çoi në një bllokadë të përtërirë detare të porteve ukrainase në Detin e Zi të hënën. Moska paralajmëroi gjithashtu se të gjitha anijet e destinuara për në portet e Ukrainës do të konsideroheshin transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake.
“Për shkak të veprimeve të Rusisë, bota është sërish në prag të një krize ushqimore. Gjithsej 400 milionë njerëz në shumë vende afrikane dhe aziatike janë të kërcënuar nga uria", tha Zelensky.
Marrëveshja e nënshkruar në korrik 2022, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, lejoi eksportet e drithit dhe produkteve bujqësore ukrainase nga portet e Detit të Zi.
Lini një Përgjigje