TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2023, 16:34

“Britania u mbyll derën, shqiptarët futen nga dritarja”, ‘The Telegraph’: Kontrabandistët kanë gjetur rrugë alternative për të hyrë në Angli

Shkruar nga Pamfleti

“Britania u mbyll derën, shqiptarët futen nga dritarja”,

Masat e marra nga autoritetet franceze dhe ato britanike për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe nuk e kanë ulur veprimtarinë e grupeve kriminale që organizonin kalimet e paligjshme të shqiptarëve.

Përkundrazi, forcimi i kontrollit në kanalin e La Manshit, ka bërë që kontrabandistët të gjejnë rrugë të tjera alternativa me destinacionin final Britaninë e Madhe.

Gazeta britanike “The Telegraph”, shkruan se itinerari i ri nis nga Spanja dhe përfundon në Portsmouth ku trafikantët marrin 14 mijë paund për person, 3 fishi I pagesës që merrnin kur rri rrugë kalimi përdorej kanali i La Manshit.

Të interesuarit informohen kryesisht përmes rrjeteve sociale përfshirë tik-tok*-un, duke I njohur me imazhe kamionësh, tragetesh dhe të kryeqytetit britanik, duke përfshirë edhe Syrin e Londrës.

Për rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në MB nëpërmjet Portsmouth dhe Poole ka raportuar edhe mbikëqyrësi i kufijve dhe imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 5 muajt e parë të këtij  viti numri i shqiptarëve që kalonin ilegalisht kufirin u ul ndjeshëm, kjo për shkak edhe të një marrëveshje të firmosur mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për kthimin e emigrantëve ilegal.

britania shqiptarët

Lini një Përgjigje