
Kjo linjë speciale telefonike e mbajtur hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdoret aktualisht.
Linja telefonike e përdorur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk është në përdorim, njofton Kremlini, shkruan “Sky News”.
Kjo linjë speciale telefonike e mbajtur hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdoret aktualisht.
Tensionet kanë arritur nivele të reja pasi Rusia dje uli pragun për një sulm bërthamor si një përgjigje pasi disa sulmeve.
Konkretisht kjo u pa si një përgjigje ndaj SHBA-së që i dha miratimin që raketat e saj të përdoreshin nga Ukraina për të goditur thellë në Rusi.
Ukraina filloi përdorimin e armëve në territorin rus ditën e djeshme , duke gjuajtur gjashtë raketa ATACMS.
Linja telefonike midis SHBA-së dhe Rusisë u krijua në vitin 1963 për të reduktuar keqperceptimet që nxitën krizën e raketave kubane të vitit 1962, duke lejuar komunikimin e drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës.
"Ne kemi një linjë të veçantë të sigurt për komunikimin midis dy presidentëve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për më tepër, edhe për komunikim me video," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Por i pyetur nëse ky kanal është aktualisht në përdorim, ai tha: “Jo”.
Diplomatët rusë kanë thënë se kriza tani është e krahasueshme me krizën e raketave Kubane, kur dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë iu afruan më shumë luftës bërthamore të qëllimshme.
Po ashtu ditën e sotme, SHBA ka mbyllur ambasadën e saj në Kiev pasi ka marrë informacion për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor.
“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen në vend. Ambasada e SHBA rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast se shpallet një alarm ajror”, tha Departamenti i Shtetit i Çështjeve Konsullore të SHBA në një postim në X.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi administrata Biden njoftoi se do të lejonte që armët e prodhuara nga SHBA të qëlloheshin në Rusi./ Përshtati "Pamfleti"
Lini një Përgjigje