TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2024, 22:14

Borrell dënoi vrasjen e 210 civilëve në Gaza, “shpërthen” ministri izraelit: Turp të kesh!

Shkruar nga Pamfleti

Borrell dënoi vrasjen e 210 civilëve në Gaza,

Një ministër izraelit, Eli Cohen ka reaguar ndaj deklaratës së Josep Borrell i cili dënonte operacionin e shpëtimit të Izraelit si një "masakër të civilëve".

"Turp të kesh," i tha Eli Cohen përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, teksa theksoi se Hamasi ishte ai që duhej dënuar për fshehjen e pengjeve.

Turp të kesh! Në vend që të dënoni Hamasin për fshehjen e pengjeve pas një popullsie civile, ju dënoni Izraelin për shpëtimin e qytetarëve të tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rikthyer të gjithë pengjet!”, shkruan ai në platformën “X”.

Ndërkohë që Borrell kishte postuar më herët në X, se sulmet që sollën vdekjen e 210 civilëve ishte një masakër e tmerrshme.

"Raportet nga Gaza për një tjetër masakër të civilëve janë të tmerrshme. Ne e dënojmë këtë me termat më të ashpër. Gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë", shkruante ai.

Ai sugjeroi gjithashtu se rruga drejt paqes ishte në një plan me tre faza të paraqitur nga Presidenti i SHBA Joe Biden.  Sipas idesë, faza e parë do të konsistonte në një armëpushim gjashtë-javor, një tërheqje të forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës dhe lirimin e një numri pengjesh në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë.

Faza e dytë do të shihte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të gjallë dhe një tërheqje nga Gaza nga forcat izraelite.  Faza e tretë kërkon fillimin e një rindërtimi të madh të enklavës së shkatërruar.

Lini një Përgjigje