TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2026, 18:38

Bisedimet Rusi-SHBA-Ukrainë zhvendosen në Europë, Peskov shpjegon arsyen përse u zgjodh Gjeneva

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet Rusi-SHBA-Ukrainë zhvendosen në Europë, Peskov shpjegon
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Gjeneva u zgjodh për të pritur raundin e ardhshëm të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë sepse palët e gjetën të përshtatshme.

"Vendi u zgjodh bazuar në orarin e të tre palëve. Të gjithë e gjetën të arsyeshëm dhe të përshtatshëm", tha ai, kur u pyet për arsyen e vendimit për të zhvendosur bisedimet në Evropë.

Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, zhvilloi raundin e dytë të bisedimeve trepalëshe më 4-5 shkurt. Raundi i parë i konsultimeve u mbajt në Abu Dhabi më 23-24 janar. Delegacioni i Rusisë u kryesua nga Igor Kostyukov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.Peskov tha më herët të premten se raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë do të mbahet në Gjenevë.

Ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky do të kryesojë delegacionin rus.Ky zhvendosje vjen në një moment kyç, pak ditë para përvjetorit të katërt të pushtimit rus të plotë të Ukrainës, ndërsa bisedimet trepalëshe vazhdojnë me ndërmjetësimin e SHBA-së. Raundi i ri pritet të zhvillohet më 17-18 shkurt në kryeqytetin zviceran.

gjeneva pesko bisedime

Lini një Përgjigje