TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2026, 18:15

Bisedimet me Iranin, Trump: Teherani ka në dorë mundësinë për t’i dhënë fund luftës

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet me Iranin, Trump: Teherani ka në dorë mundësinë
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhet në Memfis, ku pritet të mbajë një fjalim mbi luftën ndaj krimit në SHBA. Para fjalimit, Trump tha se Teherani dëshiron zgjidhje dhe se ekziston një shans shumë i mirë për një marrëveshje.

"E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë, por me Iranin kemi negociuar për një kohë të gjatë. Këtë herë, ata e kanë seriozisht", thotë Trump.

Ai shtoi se SHBA-ja ka eleminuar gjithçka donte në Iran dhe shtoi se Teherani tashmë ka një mundësi të mirë për t’i dhënë fund kësaj gjëje.

"Ne kemi eliminuar gjithçka që ka për t'u eliminuar në Iran, përfshirë udhëheqësit. Irani ka një mundësi më shumë për t'i dhënë fund kërcënimeve të tij, ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj. Tani po zhvillojmë diskutime vërtet të mira. Ato filluan mbrëmë, pak a shumë, një natë më parë. Mendoj se janë shumë të mirë. Ata duan paqe. Ata kanë rënë dakord se nuk do të kenë armë bërthamore. Por do ta shohim. Duhet ta bëjmë", shtoi ai.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se nuk kishte pasur bisedime me SHBA-në, duke e quajtur këtë "lajm të rremë".

trump shba irani

Lini një Përgjigje