TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shtator 2023, 15:57

Bilanc apokaliptik nga përmbytjet në Libi, mbi 20 mijë të vdekur dhe mld dollarë dëme

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc apokaliptik nga përmbytjet në Libi, mbi 20 mijë të

Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi, ka shkuar në 20 mijë.

Skuadrat e shpëtimit në qytetin bregdetar të Dernës po kontrollojnë në rrugë, në ndërtesat e shembura dhe madje edhe në det për trupa të pajetë. Ujërat që vërshuan nga shembja e dy digave, për shkak të një stuhie, dyshohet të kenë vrarë nga 18 në 20 mijë persona.

Banorët që kanë mbijetuar po vuajnë me pasojat e katastrofës. Ata u kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Sipas tyre, trupat e pajetë janë gjithandej.

“I gjithë qyteti është i rrafshuar. Viktimat janë ende nën rrënoja dhe madje edhe në det. Ka trupa të varrosur në varre masive pasi varrezat janë të tejmbushura. Mos duhet t’u kërkoj sërish fqinjëve dhe evropianëve që të vijnë të na ndihmojnë? Ju mund ta shihni vetë situatën”, deklaroi një burrë nga zonat e përmbytura.

Jordania ka dërguar një avion tregtar ushtarak të mbushur me ndihma. Bëhet fjalë për një nga qeveritë e shumta që kanë ofruar ndihmë. Franca dhe Italia po udhëheqin përpjekjet evropiane, ndërsa Turqia po dërgon pajisje.

Stuhitë goditën edhe zona të tjera në lindje të Libisë, si qytetet Bajda dhe Suza, ku një qendër mjekësore u përmbyt dhe disa qindra familje u zhvendosën. Kombet e Bashkuara kanë premtuar 10 milionë dollarë për të mbijetuarit e traumatizuar.

Nga përmbytjet në Libi janë shkaktuar miliarda dollarë dëme. 

deme permbytje libi

Lini një Përgjigje