TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 15:40

Biden: Qëllimi i vetëm i Putin është të përçajë Perëndimin

Shkruar nga Pamfleti

Biden: Qëllimi i vetëm i Putin është të

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se qëllimi i vetëm i Putinit është të ndajë Perëndimin.

Biden u shpreh gjithashtu se vendet perëndimore kanë qenë në gjendje të bashkohen për të siguruar që pushtimi më i rëndësishëm që nga Lufta e Dytë Botërore të mos ketë sukses.

Ai vijoi duke thënë se kjo është arsyeja pse vendet perëndimore vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën.

Biden tha gjithashtu se është fokusuar në forcimin e NATO-s që kur mori detyrën. Ai ka zgjeruar numrin e aleatëve dhe partnerëve në 40 vende.

I pyetur për revoltën ruse dhe për informacionet që kishte SHBA, Biden u përgjigj: "Ne i dinim gjërat përpara kohe”.

Biden nuk pranoi të komentonte se për çfarë informacionesh bëhej fjalë. Presidenti foli pak më shumë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

biden presidenti putin

Lini një Përgjigje