TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2024, 16:59

“Biden duhet të japë dorëheqjen“ zëvendësi i Trump: Nëse s‘është i aftë për të garuar, do të thotë se nuk është i aftë për të drejtuar SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti

“Biden duhet të japë dorëheqjen“ zëvendësi

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance ka bërë thirrje sot që presidenti, Joe Biden të tërhiqet menjëherë nga detyra.

Sipas tij të gjithë demokratët që i bëjnë thirrje Bidenit të ndalojë garën presidenciale pa i kërkuar dorëheqjen nga presidenca janë në një nivel absurd cinizmi”.

Ai argumentn se nëse Biden nuk është i aftë të garojë në zgjedhjet e ardhshme, do të thotë se ai nuk është i aftë as për të kryer detyrënm si presiden dhe ndaj duhet të japë dorëheqjen që tani.

“Të gjithë që i bëjnë thirrje Joe Bidenit që të *ndalojë kandidimin* pa i bërë thirrje gjithashtu të japë dorëheqjen nga presidenca, janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi. Nëse nuk mund të garosh, nuk mund të shërbesh. Ai duhet të japë dorëheqjen tani”, u shpreh ai në rrjetin social “X”.

Lini një Përgjigje