TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2025, 19:21

Betimi i Trump si president i SHBA, mbështetësit e tij “pushtojnë” Uashingtonin

Shkruar nga Pamfleti

Betimi i Trump si president i SHBA, mbështetësit e tij

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, pritet të betohet nesër në postin si presidenti i 47-të.

Në rrugët e Uashingtonit shihen qytetarët amerikanë që kanë nisur të mblidhen me pankarta në duar, ndërsa janë shtuar forca sigurie të shumta.

Betimi i Trump si president i SHBA, mbështetësit e tij

Fillimisht Trump do të vendosë një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, shumë pranë Uashingtonit. Ai do të mbajë gjithashtu edhe një takim me mbështetësit e tij në Uashington.

Ndërkohë punimet për skenën brenda Kapitolit ku do të zhvillohet betimi i zotit Trump, janë drejt fundit. Për shkak të temperaturave tejet të ulëta, ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të brendshme.

Nëse ceremonia do të mbahej jashtë tek platforma e ndërtuar në atë që njihet si krahu perëndimor i Kapitolit do të vendoseshin rreth 1 mijë persona. Tashmë në ambientët e brendshme kjo shifër do të reduktohet në rreth 600 të ftuar, që do të thotë se një pjesë e të ftuarve nuk do të mund të marrin pjesë në ceremoni.

Lini një Përgjigje