TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2025, 17:04

"Askush s'ka besim te politika e Vuçiç", eksperti serb: Putin nuk do ta mbështesë

Shkruar nga Pamfleti

"Askush s'ka besim te politika e Vuçiç", eksperti

Analisti serb Dushan Janiç ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi që për të cilën, e she si një situatë paradoksale.

I pyetur lidhur me faktorin rus në Serbi se si e sheh situatën aktuale sa i përket atje dhe a mund ta lejojw Putin rënien e regjimit që ka krijuar me dorë të fortë të Vuçiç në Kosovës, analisti u shpreh se Rusia nuk do të mbështesë Vuçiçin dhe se po përdor kriza që ndodhin në Siri apo Gaza në mënyrë që të menaxhojë disa gjëra në Ballkanin Perëndimor sa i përket sektorit energjetik.

“Rusia nuk ka për të mbështetur Vuçiçin dhe Rusia nuk ka për të investuar në interesat ekonomik. Rusia është duke përdorur krizën në Siri dhe krizën e ardhshme në Irak, përfshirë atë në Gaza, për menaxhimin e disa gjërave me Uashingtonin për sektorin energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Rusia nuk është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me tregun energjetik të Shqipërisë dhe Rusia do të mbrojë pronat e gazpromit jo vetëm në furnizime gaz dhe naftë por ata nuk do të këmbëngulin për tërheqjen e kompanive të tyre. Do të kërkojnë shumë gjëra nga amerikanët si shkëmbim nëse Amerika dëshiron të kontrollojë Ballkanin Perëndimor”, tha Janjiç për “A2 CNN”.

Ndër të tjera ai theksoi se jo vetëm Putin, por askush nuk ka besim te politika e Vuçiç.

"Rusia dhe Amerika nuk është se interesohen shumë për konfliktet e mundshme në këtë rajon të dy këto shtete janë të kërcënuar nga influenca kineze, ky është problemi për Serbinë dhe kjo është një prej arsyeve pse Putini dhe Kremlini nuk i ka besim politikës së Vuçiç, askush nuk i ka besim politikës së tij. Është e pamundur të kesh marrëdhënia të mira me të gjithë sepse kjo do të thotë se nuk je duke mbështetur askënd”, u shpreh Dushan Janjiç.

Lini një Përgjigje