
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se ja ka bërë të qartë presidentit Joe Biden se sulmet e Izraelit në Gaza do të vazhdojnë me 'fuqi të plotë' pas armëpushimit.
Marrëveshja e armëpushimit do të përfundojë nesër mbrëma, por ende mund të zgjatet - me Izraelin që ofron zgjatjen e pauzës së luftimeve me 24 orë për çdo 10 pengje që liron Hamas.
Netanyahu tha se ai e mirëpriti këtë mundësi në thirrjen e tij me presidentin amerikan, me Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se ata ranë dakord të "vazhdonin punën për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve".
Nga ana tjetër edhe Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm që të zgjasë marrëveshjen me Izraelin, duke premtuar lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të zgjatjes së armëpushimit.
Izraeli premton se do të nisë sërish luftën pas armëpushimit, ndërkohë që ndërkombëtarët po mundohet që të shfrytëzojnë këtë armëpushim për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore.
Lini një Përgjigje