TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2025, 22:38

BE gjobiti me 2.9 mld euro kompaninë Google, irritohet Trump: Do të ketë pasoja nëse Europa nuk tërhiqet nga ky vendim!

Shkruar nga Pamfleti

BE gjobiti me 2.9 mld euro kompaninë Google, irritohet Trump: Do të

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar i revoltuar pas vendimit të BE-së për t’i vendosur kompanisë Google një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e quajti vendimin “të padrejtë” dhe kërëcnoi BE-ne për pasoja të forta nëse nuk tërhiqet nga ky vendim.

“Europa sot “goditi” një tjetër kompani të madhe amerikane, Google, me një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh, duke marrë në fakt para që përndryshe do të shkonin për Investime dhe Punë Amerikane. Kjo është përveç shumë gjobave dhe taksave të tjera që janë lëshuar kundër Google dhe kompanive të tjera amerikane të teknologjisë, në veçanti. Shumë e padrejtë, dhe Tatimpaguesi Amerikan nuk do ta durojë këtë! Siç e kam thënë edhe më parë, Administrata ime NUK do të lejojë që këto veprime diskriminuese të qëndrojnë. Apple, si shembull, u detyrua të paguante 17 miliardë dollarë në një gjobë që, sipas mendimit tim, nuk duhej t’u ishte ngarkuar – Ata duhet të marrin paratë e tyre mbrapsht! Nuk mund ta lejojmë që kjo t’i ndodhë American Ingenuity të shkëlqyer dhe të pashembullt dhe, nëse ndodh, do të detyrohem të filloj një procedurë sipas Seksionit 301 për të anuluar gjobat e padrejta që u ngarkohen këtyre kompanive amerikane tatimpaguese. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump.

Lini një Përgjigje