TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2025, 15:43

BE akordon edhe 1 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

BE akordon edhe 1 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën sociale X , ku theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e pasojave të luftës.

“Sot ne i japim Ukrainës 1 miliard euro të reja, duke e çuar mbështetjen tonë totale në pothuajse 150 miliardë”, shkroi von der Leyen.

Kjo shumë përfshin ndihmën financiare, ushtarake, humanitare dhe mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Lini një Përgjigje