
Bashkëshortja e Aleksei Navalnyt, Julia Navalnya gjatë një fjalimi të mbajtur para deputetëve të Parlamentit Europian hodhi akuza të rënda ndaj Putinit, duke thënë se rusët kanë abuzuar ndaj trupit të pajetë të liderit opozitar.
Ajo u shpreh Aleksei u torturua për 3 vite resht nga regjimi i Putinit. Sipas saj, ai ka qenë i uritur, i izoluar nga bota dhe se i janë mohuar letrat, telefonatat dhe mesazhet me të afërmit.
“Pas këtyre gjërave të tmerrshme, ata e vranë. Më pas abuzuan me trupin e pajetë”, tha bashkëshortja e Navalnyt.
Duke përshkruar sesi dukej Navalny në përditshmëri, ajo deklaroi se bashkëshorti ishte një njeri që “shpikte gjithmonë ide të reja”. Bashkëshortja e theksoi se ekziston mundësia që policia ruse të arrestojë personat që shkojnë në varrimin e Aleksei Navalnyt.
Lideri i opozitës ruse ndërroi jetë në qeli në 16 shkurt.
Lini një Përgjigje