
Deputeti konservator, Richard Drax në një intervistë të dhënë për “Daily Express” ka kritikuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe sekretaren e Brendshme Suela Braverman, lidhur me akuzat e tyre ndaj emigranteve dhe mënyrën se si po e trajtojnë çështjen e emigracionit.
Drax i ka quajtur sjelljet e tyre arrogante, ndërsa ka akuzuar sekretaren Braverman se premtimet e saj kanë qenë boshe, lidhur me këtë çështje. Kritikat e tij vijnë vetëm një ditë pasi u zbulua një maune e cila do të përdorej për të strehuar qindra emigrantë në Dorset.
“Suella thjesht po ia kalon problemet e saj komuniteteve lokale. Ajo ka premtuar shumë, por nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. Ajo nuk mund t’i ndalë gomonet dhe tani është në panik. Në thelb po shkakton trazira dhe shqetësime sociale. Ato janë një tufë arrogantësh që kanë gënjyer për atë që kanë thënë se do të bëjnë”, tha ai.
Lini një Përgjigje