TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2025, 13:42

Armëpushimi në Gaza “në ajër”, Hamasi sulmon trupat izraelite në Rafah; IDF përgjigjet

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në Gaza “në ajër”, Hamasi sulmon

Mediat izraelite raportojnë se IDF kreu një seri sulmesh ajrore në Rafah dhe zona të tjera në pjesën jugore të Gazës, pas një "shkëmbimi zjarri" me anëtarët e Hamasit.

Deri më tani nuk ka informacione për viktimat.

Sipas televizionit Channel 12, kryeministri Benjamin Netanyahu pati një bisedë telefonike rreth situatës me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Sipas ushtrisë, të premten, disa terroristë dolën nga një tunel në zonën e Rafah dhe hapën zjarr ndaj forcave izraelite, pa shkaktuar asnjë të lënduar.

Të shtunën në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se kishte marrë "raporte të besueshme që tregonin një shkelje të afërt të armëpushimit nga Hamasi kundër popullit të Gazës".

Ministria e Jashtme tha se sulmi i planifikuar ndaj civilëve palestinezë do të përbënte një "shkelje të drejtpërdrejtë dhe serioze të marrëveshjes së armëpushimit".

"Në rast se Hamasi vazhdon me këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit ", tha ministria në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Lini një Përgjigje