TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Dhjetor 2024, 07:50

'Arma e tij sekrete', Donald Trump darkë me gruan e kryeministrit Benjamin Netanyahu

Shkruar nga Pamfleti
'Arma e tij sekrete', Donald Trump darkë me gruan e
Çiftet Trump dhe Netanyahu

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së , Donald Trump, darkoi me gruan e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara, në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, Florida.

Një foto e tyre është postuar në X nga zëvendësdrejtori i komunikimit i Trump.

 

Sara Netanyahu ndodhet në Miami për disa javë për të vizituar djalin e saj Yair. Udhëtimi i saj do ta mbajë atë jashtë vendit në fillim të dëshmisë së planifikuar të kryeministrit në gjyqin e tij penal.

Trump ka krijuar një marrëdhënie me gruan e Netanyahut, duke u kujdesur që ta lavdërojë atë kur është përballë kryeministrit.

Kur Netanyahu u takua për herë të fundit me Trump në korrik, kandidati i atëhershëm presidencial bëri shaka se Sara ishte "arma e tij sekrete".

“Për sa kohë që unë kam Sarën, kjo është gjithçka që ka rëndësi”, tha Trump në atë kohë me shaka.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tri herë gjatë ditëve të fundit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për “kërcënimin iranian” ndaj sigurisë së Izraelit.

Zgjedhjet në SHBA u mbajtën në një kohë kritike për Lindjen e Mesme, ku Izraeli është duke kryer luftë në Gazë dhe në Liban.

Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.

Gjatë mandatit të parë, Trumpi e zhvendosi Ambasadën amerikane në Jerusalem, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e okupuara të Golanit, si dhe i ndihmoi Izraelit t’i normalizojë marrëdhëniet me disa shtete arabe bazuar në të ashtuquajturat Akordet e Abrahamit.

donald trump benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje