
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj personelit mjekësor dhe gazetarëve.
Ministria thekson refuzimin e Mbretërisë për shkeljet e vazhdueshme të ligjit dhe normave ndërkombëtare nga Izrael.
“Mbretëria përsërit thirrjen e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për t'i dhënë fund këtyre krimeve izraelite dhe thekson nevojën për të mbrojtur personelin mjekësor, të ndihmës dhe të medias”, thuhet në deklaratë.
Gjatë një vizite në Arabinë Saudite në maj, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të ishte një “ëndërr” të shihte vendin të krijonte marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin.
Riadi ka thënë se është i përkushtuar ndaj Iniciativës Arabe për Paqen të vitit 2002, e cila e kushtëzon njohjen e Izraelit me krijimin e një shteti palestinez.
Lini një Përgjigje