TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2023, 08:55

Alarm 'i kuq' nga moti i keq në Madrid, përmbytet metroja; rrugët kthehen në 'lumenj'

Shkruar nga Pamfleti

Alarm 'i kuq' nga moti i keq në Madrid, përmbytet metroja;

Kaos është shkaktuar në Spanjë nga reshjet e rrëmbyeshme që kanë goditur kryeqytetin dhe qytetet e tjera orët e fundit, nga fenomeni meteorologjik DANA.

Probleme u raportuan mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjitha linjat e metrosë së Madridit, ndërsa në internet po qarkullojnë video të frikshme që tregojnë pasagjerë në vagonët e përmbytur. Disa stacione, si ai i Lorancës, u mbyllën plotësisht pasi u përmbytën me ujë.

Videot në mediat sociale tregojnë rrugët e përmbytura në Madrid dhe përreth.

Sipas El Pais, moti i keq që ka prekur Spanjën në 24 orët e fundit shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve të cilët u tërhoqën nga një përrua.

Siç raporton gazeta spanjolle, gjatë orëve të kaluara janë kryer shumë shpëtime të njerëzve të bllokuar në makina dhe shtëpi të përmbytura, ndërsa qarkullimi është ndalur në shumë rrugë për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Gjithashtu, trafiku detar është ndërprerë pjesërisht në portin e Valencias.

Kryeqyteti spanjoll është në “alarm të kuq” që prej ditës së djeshme, ku kryebashkiaku i qytetit rekomandon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi në orët në vijim priten shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi.

Shërbimi kombëtar i motit AEMET ka lëshuar një paralajmërim "të kuq", që nënkupton mundësinë e rrezikut ekstrem, për rajonin e Madridit, provincën Toledo dhe qytetin e Cádiz, duke thënë se deri në 120 litra shi për kilometër katror pritet të bien brenda 12 orëve.

moti i keq në madrid

Lini një Përgjigje